Flash

Fushatë elektorale në ambiente kishtare, reagojnë ashpër ortodoksët: Fyese,e paligjshme

Lapsi.al 24 June 2019
Fushatë elektorale në ambiente kishtare, reagojnë ashpër

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar ashpër pas takimeve të fundit elektorale të mbajtura në mjedise kishtare, siç ndodhi në Kurjan të Roskovecit, apo në Lekel të Tepelenës, në kuadër të prezantimit të kandidatëve për garën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.   

Në një reagim për mediat, Kisha Ortodokse kërkon që veprime të tilla të mos përsëriten më, duke vënë theksin tek fyerja e ndjenjave fetare komunitare dhe institucionale që përbën përdorimi i ambienteve të brendshme të kishave për aktivitete politike në fushatë zgjedhore.

DEKLARATA E PLOTE 

Ditët e fundit, në dy raste, në kuadrin e fushatës parazgjedhore, ka pasur përdorim të papranueshëm të mjediseve kishtare për qëllime politike. Në Kurjan të Roskovecit, në Mitropolinë e Fierit, është bërë një prezantim kandidati në mjediset e kishës monument kulture të Shën Nikollës dhe në fshatin Lekël të Tepelenës, në Mitropolinë e Gjirokastrës, ka pasur gjithashtu një takim politik parazgjedhor në mjediset e kishës së Profetit Ilia, të dyja pa dijeninë e Mitropolive përkatëse.

Përdorimi i ambienteve të brendshme të kishave të shenjta për aktivitetet politike në fushatat zgjedhore përbën një fyerje të ndjenjave fetare komunitare dhe institucionale. Çdo kishë orthodhokse, si objekt kulti i komunitetit orthodhoks, është vend i shenjtë adhurimi dhe lutjeje dhe nuk mund të përdoret në asnjë rast për qëllime politike.

Këto veprime janë në kundërshtim me “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” (Ligji nr. 10 057, dt. 22.01.2009). Prandaj, kërkojmë që këto veprime të mos përsëriten dhe që për vendet e shenjta të tregohet respekti që imponon ligji dhe bashkëjetesa fetare.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI