Flash

FOTO/ Gafa e radhës e Tërmet Peçit, bën fushatë brenda në kishë

Lapsi.al 23 June 2019
FOTO/ Gafa e radhës e Tërmet Peçit, bën fushatë

Kryebashkiaku socialist i Tepelenës, Tërmet Peçi që kërkon një mandat të dytë është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të gafave të tij. Këtë herë mbështetjen për një “fitore publicitare” e kërkoi në një vend që deri tani askush nuk kishte guxuar ta bënte. Ai ka mbledhur burrat e fshatit Lëkël në kishën e fshatit. Me krenari ka postuar edhe fotot në faqen e tij në Facebook duke u shprehur i entuziazmuar për pritjen.

“E nisëm bisedën në kishën e fshatit. Një traditë që i shoqëron në shekuj, mbledhjet dhe kuvendimet e Lekëliotve. Kjo për faktin se fjala e lënë në vend të shenjtë, duhet patjetër të marrë udhë e të bëhet realitet...” – shkruan ndër të tjera Peçi në Facebook.

Por, ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili e konsideron këtë mënyrë të bëri fushatë si dhunë ndaj kishës.

“Ky kalon çdo Kushtetutë, është më i rëndi dhe më i pafalshmi i të gjithë fajeve, pasi këta horra nuk kursejnë as kishat në histerinë për të rrëmbyer pushtet. Asnje shqiptar i ndershëm mbështetës i çdo partie qoftë nuk e fal kurrë këtë dhunim të shenjtërisë së besimit. Ku dallojnë këta nga Partia e Punës që ju vuri kazmën kishave? Janë të njëjtët, me të njëjtën urrejtje për fenë dhe besimin. Vetëm këta mund ta bëjnë”, - shkruan ndër të tjera Vasili.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Kisha Ortodokse për këtë akt të rëndë të cenimit të laicitetit. ©LAPSI.al

Image may contain: 5 people, people sitting

Image may contain: 10 people, people sitting

Image may contain: 7 people, indoor

Image may contain: 4 people, indoor

Image may contain: 4 people, indoor

Image may contain: 11 people, people sitting and indoor

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI