Flash

Rama akuza për PD-në: Në Shkodër kërkonte të përsëriste 2 Prillin. E dashura e molotovit mbeti vetëm

Lapsi.al 22 June 2019
Rama akuza për PD-në: Në Shkodër kërkonte të

Dy ditë nuk kanë mjaftuar për kryeministrin të largojë shijen e hidhur që i la takimi elektoral në Shkodër.

Nga skaji jugor i vendit në Konispol, Rama akuzoi demokratët se deshën të përsërisin një tjetër 2 prill, por ky plan i tyre dështoi sipas tij sepse demokratët e braktisën kryebashkiaken Ademi të cilës Rama ju referua si e dashura e molotovit.

"E drejta për të qeverisur jepet nga populli dhe hiqet nga populli. Nuk jepet me vendim të brendshëm partie dhe nuk hiqet se vendos një parti të ta heqë. Kjo nuk ndodh.Edhe në Shkodër u provua, në Shkodrën që e kujtojnë mish për top dhe që ishin gati me një plan për të bërë një 2 prill tjetër. Shkodra ka më shumë demokratë se socialistë kjo dihet, nëse të djathtët do të kishin dalë në rrugë nuk do të kishe ku të hidhje kokrrën e mollës.

E patë, e lanë vetëm me një tufë qorrash dhe me një grusht njerëzish që shkojnë nga i çojnë këmbët dhe jo mendja atë kryetaren e bashkisë atje, atë të dashurën e molotovit e lanë vetëm. Nuk ka shqiptar të arsyeshëm, le të jetë demokrati më ekstremist, që pranon logjikën se politika bëhet me imponime dhe me dhunë. 30 qershori është momenti i mbylljes përfundimtare i këtij kapitulli skandaloz shumë vjeçar dhune, shantazhesh, lojërash, hilesh, pabesish dhe qëndrimit të politikës mbi ligjin dhe mbi shtetin", tha Rama.

Të këshilluara

Rama pritet me protesta në Sarandë

Qytetarë dhe mbështetës të opozitës e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama në Sarandë. Dhjetëra persona janë grumbulluar në pedonalen e qytetit, nd...

20:07

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI