Flash

Euronews: Shqipëria në prag të një kolapsi institucional

Lapsi.al 22 June 2019
Euronews: Shqipëria në prag të një kolapsi institucional

"Shqipëria është në prag të një kolapsi institucional". Kështu e nis artikullin për vendin tonë rrjeti Euronews.

"Situata politike po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, pas çarjes që është krijuar mes qeverisë së udhëhequr nga socialistët, kryesuar nga Edi Rama dhe Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha", thuhet në artikull.

Referuar protestës së opozitës, artikulli thotë se "mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën jashtë zyrës së kryeministrit. Disa protestues tundnin flamuj amerikanë, europianë dhe gjermanë. Për kryeministrin, objektivi kryesor i opozitës është të ndalojë përpjekjet e vendit për të filluar negociatat e plota të pranimit me Bashkimin Evropian. Ndërkohë, Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka vendosur të shtyjë datën e zgjedhjeve me një dekret, për shkak të rrezikut të pjesëmarrjes së ulët."

Më tej në shkrim thuhet se "Ndërkohë socialistët akuzohen nga opozita për bashkëpunim me krimin e organizuar, ndërsa për t’i bërë gjërat edhe më keq, Basha është nën hetim për përdorimin e papërshtatshëm të burimeve financiare nga Shtetet e Bashkuara".

Nga ana tjetër Presidenti Meta përsëriti se “nuk është koha për të bërë teste forcë, as për retorikën që ndan. Ne kemi nevojë për dëshmi të pjekurisë dhe përgjegjësisë së lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e procesit të integrimit evropian, si një objektiv shtetas i të gjithë shqiptarëve “. Duke theksuar domosdoshmërinë e dialogut, Presidenti i Republikës tha se ishte i gatshëm “të kontribuojë në një zgjidhje sa më parë të jetë e mundur”. Megjithatë, shumica e qendrës së majtë beson se kreu i shtetit është vendosur me opozitën", mbyllet artikulli i Euronews.

Të këshilluara

Rama pritet me protesta në Sarandë

Qytetarë dhe mbështetës të opozitës e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama në Sarandë. Dhjetëra persona janë grumbulluar në pedonalen e qytetit, nd...

20:07

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI