Flash

Rama në delir: Opozita do të marrë Noc Rrokun në 30 qershor

Lapsi.al 22 June 2019
Rama në delir: Opozita do të marrë Noc Rrokun në 30 qershor

Kryeministri Edi Rama vijon fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit. Teksa ndodhej në Konispol për prezantimin e kandidatit të PS-së Rama u shpreh se Qeveria do të financojë çdo gjë, dhe Konispoli nuk do të jetë kurrë vetëm. “Do financojmë që turistët të vijnë dhe të shijojnë mrekullitë e zonës dhe trashëgiminë kulturore të vendit. Madje dhe ato që janë në emigracion, ti vënë shtëpitë e tyre në shërbim të agroturizmit, sepse do të fitojnë më shumë se ç’fitojnë me punën e tyre në emigrim.”

Kryeministri u shpreh se 30 Qershori do të jetë fitore e madhe. “Nuk ja vlen të dëgjosh çfarë thotë filxhani i Monika Kryemadhit. E shihni me 30 Qershor.”

“Populli zgjedh me votë. Ata vendosën të mos hyjnë në zgjedhje. Kjo është vendimmarrja e tyre dhe nuk i kanë bërë nder Shqipërisë. Shqipëria do ta kapërcejë këtë krizë dhe ata do të paguajnë për këtë. Një njeri të ka dhënë votën, por ti s’mund ta përdorësh si një leckë mandatin e atij që të votoi. Nuk mund të dalësh mes turmës dhe të nxjerrësh para gjaknxehtët budallenj ose të sinqertë e më pas të shkojnë nëpër burgje.

Kjo është një pabesi të marrësh votën e njerëzve dhe ti braktisësh ata që të kanë dhënë votën, për hallet e tua. Kjo është pjesë e një plani ogurzi, për ti bërë Shqipërisë një të zezë duke e kthyer në një njollë.Kemi një katërshe që bën gjullurdi. Saliu, Luli, Iliri dhe fallxhorja. Ata bëjnë të pamundurën për ta hedhur në erë çdo gjë. Nuk kanë popull mbrapa. Ata që s’na duan janë në të drejtën e tyre. Por katërshja e famshme nuk duan Shqipërinë dhe kanë plane ogurzeza.

Ata duan ti marrin të gjitha me dhunë por “Noc Rrokun” do marrin. Ata dhe kushdo tjetër që nuk duan të kuptojnë që e drejta për të qeverisur jepet nga populli dhe hiqet nga populli, nuk jepet me vendim partie dhe nuk hiqet se vendos një parti të ta heqi”- u shpreh Rama.

Ndërsa për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, Rama u shpreh se “u ruajtën përgjimet e shpifura për t’ja shpifur Shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Pse ata morën përgjimet e shpifura dhe i ruajtën për këtë periudhë. Pse përgjimet dalin në gjermani dhe nuk u hetuan kurrë. Nëse do të ishin arsye për hetim do ishte bërë hetimi. Nëse ka prova do ishin ndëshkuar fajtorët. Ktu e ka fajin drejtësia dhe jo politika. Ruajtën përgjimet e shpifura për tja shpifur Shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Për politikë populli shqiptar është i pari. Sa merren shqiptarët me politikë smerret asnjë popull në botë.”-deklaroi Rama nga Konsipoli.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI