Flash

Maqedonia e Veriut merr garanci nga Merkel për datën e negociatave, për Shqipërinë s'ka vendimmarrje

Lapsi.al 21 June 2019
Maqedonia e Veriut merr garanci nga Merkel për datën e negociatave,

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u zotua se do të bëjë çdo gjë të mundur për të caktuar një datë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut në tetor.

Duke folur nga Brukseli pas samitit të udhëheqësve të BE-së, kancelarja tha se ishte çështje javësh.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve Merkeli tha se krerët e BE-së kishin diskutuar të enjten për Maqedoninë e Veriut.

Merkel: Do të bëj gjithçka që mundem për një vendim pozitiv për shkak se Maqedonia e Veriut ka bërë një punë shembullore me arritjen e ‘Marrëveshjes së Prespës’ dhe ne kemi biseduar për këtë. Është çështje e javësh, me të vërtetë, përkushtimi ynë qëndron dhe sa më takon mua, do të përdor të gjithë peshën time politike për këtë.

Para samitit të udhëheqësve të BE-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, deklaroi se vendi ka marrë garanci me shkrim për çeljen e negociatave në tetor.

Ndërsa për Shqipërinë nuk ka asnjë vendimmarrje. Ministri i Jashtëm rumun, George Ciamba, vendi i të cilit mbajti kryesimin e radhës së Këshillit të BE-së, tha se kriza politike në Shqipëri ka ndikuar te disa vende anëtare.

Ciamba: Kur është fjala për Shqipërinë, konflikti i brendshëm politik është pengesë kryesore për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në dhe kriza po ndikon në vlerësimin e disa shteteve anëtare.

Të këshilluara

Gjykata liron nga burgu Florenc Hoxhën

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për eksponentin e PD-së, Florenc Hoxha. Ai u arrestua në protestën e parë të o...

16:16

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI