Flash

Prapaskenat e shtyrjes së takimit Agnelli-Allegri: ja çfarë është në lojë...

Lapsi.al 16 May 2019
Prapaskenat e shtyrjes së takimit Agnelli-Allegri: ja çfarë

Takimi i parë mes Andrea Agnelli dhe Massimiliano Allegri nuk ka sjellë rezultatet e shpresuara. Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, trajneri i Juventusit dhe presidenti i klubit bardhezi do të kthehen për t’u takuar, nëse jo në orët e ardhshme sigurisht në ditët e ardhshme, ndoshta pas festës së titullit kampion të dielën në mbrëmje. Darka e së mërkurës nuk ka mbyllur asgjë dhe nuk i ka zgjidhur kundërshtitë, të paktën ato të dukshme, që kanë shpërthyer mes trajnerit të Juventusit, i cili kërkon një ndryshim të rëndësishëm në prag të sezonit të ardhshëm (“Kam në mendje Juventusin e ri prej gjashtë muajsh”), dhe pjesës drejtuese bardhezi.

Trajneri toskan dëshiron ndryshime të rëndësishme dhe është i gatshëm për të bërë sakrifica të dhimbshme, por të nevojshme (ikin Dybala, Pjanic...) për të ndërtuar një skuadër të re dhe për të arritur qëllimet evropiane. Klubi, përkundrazi, këmbëngul në blerjet cilësore për të forcuar skuadrën, por pa asnjë ndryshim kursi. Dy palët nuk kanë në asnjë rast çarje dhe do të kërkohet terreni i përshtatshëm dhe i nevojshëm për të arritur në një kompromis. Në mbledhjen e ardhshme, shpjegon e përditshmja, do të jenë të pranishëm edhe Pavel Nedved dhe Fabio Paratici.

Zëvendëspresidenti i bardhezinjve, në ndryshim nga Allegri, ishte më kaotik mbi merkaton e verës: “Nuk besoj se do të duhet të pritet një revolucion: kemi një skuadër absolutisht të vlefshme si për Italinë, ashtu dhe për Evropën, që do të thotë besoj se çdo lojtar i madh mund ta ketë të vështirë për të ardhur këtu”. Edhe batuta e cekut mbi Allegri (“Qëndron? Kush do të jetojë, do të shikojë?”) ka hedhur më shumë se një hije dyshimi mbi hezitimin e tratativave. Çështja tjetër kryesore është rinovimi i kontratës, në përfundim më 2020: mbledhja e ardhshme, që me çdo mundësi do të mbahet në Continassa, do të duhet të zgjidhë edhe këtë nyje. Në rast thyerje, alternativat kryesore janë Deschamps, Pochettino dhe Guardiola. Por koha shtrëngon dhe tifozët bardhezi janë gjithmonë më të çorientuar.

Të këshilluara

Zyrtare, Inter e Skriniar deri në 2023

Ishte në ajër prej javësh, sot ka mbërritur zyrtarizimi: Milan Skriniar ka rinovuar kontratën me Inter për një tjetër sezon, me përmirësim të pagesës. Skadenca ...

17:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI