Flash

Juventus, Allegri-Agnelli: takimi vendimtar shtyhet...

Lapsi.al 15 May 2019
Juventus, Allegri-Agnelli: takimi vendimtar shtyhet...

Nuk ka ditë të së vërtetës në shtëpinë e Juventus. Takimi aq i pritur mes Andrea Agnelli e Massimiliano Allegri, për të përcaktuar së bashku skuadrën e të ardhmes ose për të thënë lamtumirë, është shtyrë. Presidenti bardhezi, që ka mbërritur në mëngjes rreth orës 8 në Continassa, i ndjekur në mesditë edhe nga zëvndëspresidenti Pavel Nedved e në fund edhe nga Allegri (12:40), ka lënë qendrën sportive bardhezirreth orës 18.20, pak minuta pas Nedved. Në këtë pikë është gjithnjë e më konkrete mundësia për ta shtyrë me 24 orë, gjithnjë nëse palët nuk takohen në mbrëmje.

Një skenar që mban të hapur të gjitha zgjidhjet, pas fjalëve të thëna nga tekniku bardhezi pas humbjes në cerekfinalen e kthimit të Champions League kundër Ajax ("Qendroj tek Juve, ia kam thënë presidentit) e menjëherë më pas, vetë Agnelli ("Champions objektiv i vitit të ardhshëm me Max në pankinë"). Në ditët e fundit Psg është interesuar për Allegri, duke i propozuar një kontratë tre vjecare prej 15 milionë në sezon, e menjëherë nisën zërat për zëvendësuesin e mundshëm, ku spikat ai i Antonio Conte. Pastaj në skenë doli Deschamps, Pochettino e ëndërra Guardiola.

Megjithatë pikëpyetjen e madhe mbi të ardhmen e Allegri e vunë deklaratat e Nedved, para ndeshjes në Olimpico kundër Roma: "Kush jeton shikon". Allegri ka një kontratë në skadencë në 2020: kërkon një tre vjecar me rritje nga 7,5 milionë në vit, në 10, por gjërat nuk janë më kaq të thjeshta.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI