Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

City jashtë Champions, klubi sulmon UEFA-n: "Duan të na dëmtojnë"

Lapsi.al 14 May 2019
City jashtë Champions, klubi sulmon UEFA-n: "Duan të na

Pas lajmeve të dala në media për një përjashtim të Manchester City nga Champions League, klubi anglez përgjigjet ashpër ndaj zërave që flasin për një dënim të mundshëm nga Uefa, për sponsorizime të paligjshme, që i takojnë vitit 2014. Citizens i frikësohet faktit se "persona që kanë për qëllim të dëmtojnë klubin" mund të fshihen pas këtyre lajmeve, që japin të sigurtë përjashtimin nga Champions League për kampionët e sapokurorëzuar të Anglisë.

'Neë York Times' ka zbuluar se anëtarë të Dhomës Investigative të Organit të Kontrollit Financiar për Klube në Uefa, të ngarkuar për të analizuar llogaritë e klubeve të dyshuar për thyerje të normave të fair play financiar, janë takuar dy javë më parë në Zvicër për të finalizuar konkluzionet e tyre. Për të përditshmen amerikane kërkesa "do të jetë pezullim për të paktën një vit". Sidoqoftë, City në një komunikatë deklaron se po bashkëpunon plotësisht me hetimin e "nuk do të bëjë komente të mëtejshme për cështjen deri sa hetimi të përfundojë".

"Implikimet - vazhdon klubi - kanë ardhur se besimi i Manchester City në Dhomën Investigative të Organit të Kontrollit Financiar për Klube në Uefa nuk ka marrë përgjigjen e duhur ose procesi drejtohet nga njerëz që kanë qëllim dëmtimin e repotacionit të klubit e interesave të tij komercialë. Ose të dyja". Nuk është e qartë nëse një dënim i tillë do të aplikohet në sezonin e ardhshëm apo në sezonin 2020-21, ka nënvizuar 'Times', duke shpjeguar se nisja për kualifikueset e Champions fillon në gusht dhe ka shumë pak kohë për të kryer dënimin, për më tepër që Manchester City mund të apelojë në CAS.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI