Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Tirana, si dy vite më parë: Kupë e mbijetesë precedent i frikshëm për bardheblutë

Lapsi.al 14 May 2019
Tirana, si dy vite më parë: Kupë e mbijetesë precedent i

Edicioni 2018-19 nuk është mbyllur ende, por për Tiranën mbërrin një Deja-Vu e frikshmë e dy viteve më parë kur bardheblutë fituan vërtetë Kupën e Shqipërisë, por ranë për të parën herë në histori në Kategorinë e Parë. E tani, kryeqytetasit shpresojnë që të mos jetë e vërtetë që nuk ka 1 pa 2. Sepse Tirana është në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku duhet tia dalë me Kukësin, por është dy pikë larg rënies, para ndeshjes direkte me Kastriotin.

Që gjërat shkuan deri në këtë pikë, faktorët janë të shumtë, por ndërtimi i sezonit ishte ai ndoshta më penalizuesi. Konfliktet në dhomat e zhveshjes e një trajner që nuk e njihte aspak realitetin e Superiores diktuan një start, nga më të këqijtë e historisë ku mbijetesa po merrte terren ambicjes për Europë në cdo javë që kalonte. Tirana iu kthye traditës me shpresën se një emër brenda familjes do të ndryshonte situatën, por si mundet kur lojtarët bëjnë gabime foshnjarake, kur golat pësohen si në stërvitje… madje as në stërvitje nuk lejohen aq thjeshtë.

38 gola të shënuar me një plusvalencë prej vetëm 4 janë tregues shumë më të detajuar se fjalët e presidentit Halili, që pasi konsumoi përgjegjësinë mbi lojtarët e tij, gjë që vec finales së Kupës nuk është se po i jep rezultat aty ku duhet, iu kthye arbitrave fajtorë të gjendjes së Tiranës. Numri 1 i klubit harron se bardheblutë kanë patur 8 penallti, nga të cilat lojtarët e tij kanë shënuar vetëm tre dhe ndoshta nuk ka parë se çfarë kanë kombinuar mbrojtje e portier në shumë situata, për të cilat Mema ka vënë duart në kokë.

Kështu, përpara se të llogarisë 20 pikët e pretenduara që i mungojnë, ndoshta duhet të shohë realitetin në sy. Tirana është një hap larg greminës dhe faji është i të gjithëve, pa shpëtuar askënd…

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI