Flash

Pezullimi i Raiola fatal për Juventus: De Ligt e Pogba mbeten ëndërra…

Lapsi.al 9 May 2019
Pezullimi i Raiola fatal për Juventus: De Ligt e Pogba mbeten

Në pritje për të njohur motivin që ka detyruar Federatën italiane të Futbollit të pezullojë deri më 9 gusht Mino Raiola nga aktiviteti i tij si menaxher dhe kushëririn Vincenzo për dy muaj dhe për të parë nëse avokati Massimo Diana do të arrijë të pezullojë dënimin, edhe merkato e Juventusit rrezikon të ketë pasoja të rënda nga kjo çështje.

Qendërmbrojtësi i Ajaksit, Mathijs de Ligt dhe mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, janë emrat e pranishëm në listën e dëshirave bardhezi, ndërsa e ardhmja e Blaise Matuidi dhe Moise Kean janë tema të rëndësishme në vëmendjen e drejtorit sportiv Fabio Paratici. Që nga sot, me Raiola të bllokuar nga çështja nën të cilën është nën hetim, të gjitha këto tratativa kanë pësuar një tërheqje që, për disa raste, mund të rezultojnë vendimtare.

SFUMOHET DE LIGT – Sipas rregullave të Federatës një menaxher i skualifikuar nuk mund të ushtrojë në asnjë mënyrë këtë profesion. Që do të thotë që nuk mund të diskutojë në emër të lojtarëve të tij, apo të firmosë kontrata dhe nuk mundet as të delegojë këtë detyrë tek një prej bashkëpunëtorëve të tij. Një problem jo i pakët llogaritet për Raiola, duke marrë në konsideratë pikërisht rëndësinë e grupit të lojtarëve, shumë prej të cilëve janë të destinuar të jenë protagonistë në garë për verën e ardhshme. De Ligt do ta lërë Ajaksin në përfundim të një viti që ka lartësuar talentin e tij dhe Juventus, nisur fort nga raporti i tij i konsoliduar me menaxherin italo-hollandez, vazhdon të shpresojë ta ketë një korsi preferenciale për të vënë duart mbi një prej mbrojtësve më premtues të Botës. Por, fjala e drejtorit të përgjithshëm të bardhekuqve, Van der Saar, konkurrenca shumë e fortë nga Spanja (Barcelona) dhe Premier Ligë (Mançester Siti dhe United), për më tepër me Raiola jashtë lojës në merkaton italiane, avantazhi paraprak i Juves rrezikon të sfumohet

RASTI POGBA – Një diskutim analog vlen për Paul Pogba, i lodhur nga polemikat që kanë shoqëruar eksperiencën e tij të dytë tek Manchester United dhe shumë i dëshiruar për të provuar një aventurë të re. Përveç Real Madrid, që do të paraqiste opsionin e parë për mesfushorin francez, por që nuk duket i bindur 100% për të kryer një operacion, edhe ekonomikisht, shumë impenjativ (do të përfitonte 17 milion euro në sezon), është dhe Juventus që vëzhgon prej kohësh lojtarin, i cili pikërisht si bardhezi është afirmuar dhe në arenën ndërkombëtare. Klubi kampion i Italisë kërkon në merkato një mesfushor fin me cilësi fizike dhe teknike dhe idea e sjelljes në shtëpi të Pogba nxiste më shumë.

E ARDHMJA E KEAN – Vëmendja së fundi në rastet e Matuidi dhe Kean. Të dy lojtarët janë në përfundim të kontratës në qershor 2020 dhe futbollistët do të donin të dinin se cila do të jetë e ardhmje e tyre. Një diskutim i tillë vlen mbi të gjitha për sulmuesin e datëlindjes 2000, autori i shtatë golave në 15 ndeshje, në një sezon që ka konfirmuar dyshimet mbi potencialin e tij. Një lojtar mbi të cilin Juventus ka shumë shpresa, aq sa ka çuar mbrapsht tentativat e përsëritura të Milanit, ndërsa ka pritur pa u shqetësuar manifestimet e interesit të Paris Saint Germain. Djaloshi dhe menaxheri i tij presin të ulen rreth një tavoline për të diskutuar rolin e tij tek Juventus i ardhshëm, diskutime që, pa Raiola në tavolinë e tratativave deri përpara gushtit, do të mbesin në ajër për shkak të gjërave më të mëdha. Dhe që do të mund të nxisin pretendentët për të përfituar nga hezitimi bardhezi për të kthyer çështjen me argumenta shumë më bindës.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI