Flash

Robben vendos veten në merkato, Inter po e mendon: "Nuk e lë futbollin"

Lapsi.al 5 May 2019
Robben vendos veten në merkato, Inter po e mendon: "Nuk e lë
Bayern Mynich mposht Hannover 3-1 e, duke përfituar nga hapi fals i Borussia Dortmund, vrapon drejt titullit kampion në Gjermani, por për tifozët bavarezë prezentë në Allianz Arena, ka qenë dita speciale për të parë rikthimin në fushë të Arjen Robben. Sulmuesi hollandez nuk luante një ndeshje të Bundesliga prej 161 ditësh për shkak të një problemi muskular e kur, pesë minuta nga fundi, Niko Kovac e futi në fushë, stadiumi është emocionuar. Robben është mirëpritur nga nga një standing ovation i gjatë, e sa herë që prekte topin publiku festonte, duke e prekur shumë hollandezin, që pas ndeshjes deklaroi: “Jam thjesht, shumë mirënjohës. Për mua ishte emocionuese. Kur tifozët të presin në këtë mënyrë, është fantastike". Fantastike sa për ta bërë hollandezin të marrë një vendim thelbsor për të ardhmen e tij: “Në këto muaj kam menduar vetëm të rimarr veten, por jam i lumtur që janë interesuar për mua kaq shumë skuadra. Tani mund ta them: e dua futbollin dhe dua të vazhdoj të luaj”. Në fakt, Bayern e Robben kanë vendosur që në qershor do ti thonë njëri-tjetrit lamtumirë pas 10 sezonesh, por 35 vjecari, është vënë kështu vetë në merkato, duke qenë se kualiteti dhe eksperienca e tij mund ti bëjë punë shumë skuadrave. Në qershor Robben do të jetë i lirë të firmosë me parametër zero e për ta marrë shumë klube janë vënë në radhë. Për të ka kohë që është në lëvizje Psv, që luan kartën e rikthimit në atdhe, në muajt e kaluar ka marrë një propozim nga FC Tokyo e të tjera nga Kina, Amerika e Emiratet Arabe, por e ardhmja e tij mund të jetë në Itali. Pas Godìn, Beppe Marotta po studion një tjetër goditje me kosto zero dhe Robben duket njeriu i duhur.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI