Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim si autor të dyshuar të vrasjes së Jurgen Kurtit, 33-vjeçarin Dervis Arapi.
Dervis Arapi është djali i Agim Arapit, tregtarit të vrarë në prill të 2017, ku i dyshuar ishte dhe Kurti.
Policia ka referuar vrasjen në prokurori për gjakmarrje. Dervis Arapi rezulton në sistemin TIMS se nuk ndodhet në Shqipëri që prej Janarit.
Nuk dihen provat që çuan Policinë e Tiranës tek ky emër.
Vijon…