Flash

Incidenti në Durrës, Sandër Lleshaj: 3 fatkeqë, ithtarë të Haxhi Miletit

Lapsi.al 20 March 2019
Incidenti në Durrës, Sandër Lleshaj: 3 fatkeqë, ithtarë
Ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj reagoi sot për përplasjen e djeshme me studentët në Durrës, ku kta të fundit e akuzuan se i ka helmuar me gaz dhe nuk ka të drejtë të shkojë gjëkundi, pasi përfaqëson një qeveri ilegjitime. Në përgjigje edhe të reagimeve në rrjetet sociale, të opozitës, apo edhe vetë ish-kryeministrit Berisha, që tha se Lleshajt në Durrës iu tregua vendi nga studentët, ministri ka sqaruar se ata ishin fatkeqë dhe jo studentë, madje të tjetërsuar dhe ithtar partie. REAGIMI Haxhi Mileti, që ndryshe njihet dhe si Sjellësi i Fatkeqësisë, qenka mërzitur nga takimet e mija me studentët në Durrës. Tre fatkeqe nga prodhimi i tij, në rrugë dhe jo studente, janë një dëshmi e mjerë se si mund të tjetërsohet një i ri kur bëhet ithtar i H. Miletit. Dje kisha një ditë shumë të bukur në Durrës ??‍??‍?

Perplasja dje me studentet 

Është pritur me protesta nga studentët ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një takim të organizuar me Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në momentin që ministri, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ka mbërritur pranë Universitetit, një grup studentësh, të pajisur me maska dhe me pankarta në duar, kanë filluar të thërrasin “turp”, ndërsa e kanë akuzuar ministrin se i ka helmuar me gaz gjatë protestë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI