Flash

PD: Nuk do ta njohim prokurorin e ri të Përgjithshëm

Lapsi.al 19 March 2019
PD: Nuk do ta njohim prokurorin e ri të Përgjithshëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke folur në televizionin “A2 CNN″ ka deklaruar se PD nuk do ta njohë garën për Prokurorin e Përgjithshme pasi trupa e KLP-së nuk plotëson kriteret ligjore.

Sipas tij, kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi është “eksponent shumë i afërt i Partisë Socialiste”. Më tej, kujton se si Ibrahimi dhe vetë Bardhi kanë përfaqësuar dy partitë më të mëdha në vend, përkatësisht PS dhe PD, në komisionin e reformës ne drejtësi.

“Nuk ka rëndësi kush do të jetë Prokurori i ri i Përgjithshëm, kur e gjithë trupa që do të kryesojë procesin për Prokuror të Përgjithshëm është konsideruar një trupë me anëtarë që nuk plotësojnë kriteret ligjore. E gjithë kjo vendos në pikëpyetje procesin dhe vendimmarrjen.

Duke nisur nga Kryetari i KLP. Ai është cilësuar nga ONM si një kandidaturë që nuk duhet të përfshihej në garë për të qenë anëtar i KLP, sepse nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore. Nuk po i hyj fare lidhjeve me Partinë Socialiste. Ju e mbani mend që ka qenë përfaqësues i qeverisë në Komisionin e Reformës në Drejtësi. Unë, bashkë me disa kolegë ishim përfaqësues te PD, zoti Ibrahimi, me disa kolegë të tij ishin përfaqësues të qeverisë apo PS” –tha Bardhi. ©lapsi.AL

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI