Flash

Saldohen dyert e kryeministrisë, vendosen kamera në Bulevard

Lapsi.al 16 March 2019
Saldohen dyert e kryeministrisë, vendosen kamera në Bulevard

Kryeministria është blinduar nga forcat e rendit, por përveç numrit të madh të efektivëve që do e mbrojnë, dyert e Kryeministrisë janë salduar me llamarina. Mbrëmjen e kaluar si dyert e Kryeministrisë ashtu edhe streha në hyrjen nga Bulevardi janë salduar me llamarina për të mos u dëmtuar në rast të një sulmi nga protestuesit.

Partia Demokratike ka kërkuar leje 48 orë për zhvillimin e protestës.

Forcat e policisë janë vendosur në dy anët e Kryeministrisë. Makinat, blindat e autobotet janë në pjesën e prapme të Kryeministrisë.

E gjithë pjesa e lulishtes pranë Kryeministrisë është e rrethuar. Po kështu mësohet se në të gjitha shtyllat e ndriçimit në Bulevard janë vendosur kamera sigurie me rezolucion të lartë për të filmuar protestën dhe për të identifikuar ata që mund të kryejnë veprime të dhunshme.

Të këshilluara

Moti, fundjava sjell rritje temperaturash

Masat ajrore të qëndrueshme do të kushtëzojë kushtet e motit. Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të dominojnë deri në mesditë në pjesën më të madh...

08:29

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI