Flash

Heroi i sulmit terrorist në Zelandën e Re, i mori armën nga dora terroristit

Lapsi.al 16 March 2019
Heroi i sulmit terrorist në Zelandën e Re, i mori armën nga dora

Masakra e djeshme në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re, ku mbetën të vdekur 49 persona kishte edhe një hero. Bëhej fjalë për një djalë, i cili kujdesej për xhaminë Linwood, njëra ku ndodhi sulmi më armë.

Ai arriti ta ndalojë Scott Morrison ose Brenton Tarrant sic njihej në rrjetet sociale që të mos vriste më shumë persona. Pa asgjë në dorë ai arriti t’ia marrë armën terroristit. Më pas e ka ndjekur dhe i ka qëlluar me armën e tij, por pa qëlluar në shenjë shkruan Tg.com. Ai u arratis, por u arrestua nga forcat e policisë pak pas ndjekjes nga këta të fundit.

Autori i sulmit të djeshëm Scott Morrison kishte publikuar online një manifest, prej 73 faqesh në të cilin i ka bërë të ditura qëllimet e tij, të bazuara në ideologji anti-imigrante dhe të ekstremit të djathtë. Ai e ka përshkruar veten si një “ultra-nacionalist” dhe “etno-fashist”. 

Të këshilluara

Moti, fundjava sjell rritje temperaturash

Masat ajrore të qëndrueshme do të kushtëzojë kushtet e motit. Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të dominojnë deri në mesditë në pjesën më të madh...

08:29

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI