Protestuesit e opozitës janë zhvendosur para Kuvendit. Pas rrethimit të Kryeministrisë turma ka marshuar tek Parlamenti, aty ku opozita ka zhvilluar tre protestat e fundit. Ende nuk është e qartë se cfarë vendimi do të marrë Basha dhe Kryemadhi për vijimin e protestës. Forcat e policisë së shtetit janë vendosur në gatishmëri me skafandra dhe shkopa gome në mbrotje të Parlamentit. Autoritetet i druhen një okupimi të sallës së Kuvendit, ashtu sikundër ndodhi rreth dy vjet më parë edhe në Maqedoni.
©LAPSI.al
