Flash

Mediat e huaja: Mijëra qytetarë mblidhen para Kryeministrisë

Lapsi.al 16 March 2019
Mediat e huaja: Mijëra qytetarë mblidhen para Kryeministrisë

Mbështetësit e opozitës shqiptare po mbajnë një protestë kundër qeverisë për të cilën akuzojnë se eshte e korruptuar dhe e lidhur me krimin e organizuar.

Keshtu shkruan sot “The Washington Post”, teksa raporton për protestën e kësaj të shtune para Kryeministrisë.

“Mijëra mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, u mblodhën të shtunën para zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij”-thuhet ne shkrim.

Me tej theksohet se “Opozita, deputetët e së cilës kanë hequr dorë nga vendet e tyre në parlament, refuzojne të dialogojnë me Ramën, duke kërkuar një kabinet tranzitor pa atë për të përgatitur zgjedhje të parakohshme”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar opozitën sa i takon përdorimit ose nxitjes së dhunës duke i kërkuar dhe uljen për bisedime.

Tubimet e fundit janë bërë të dhunshme, dhe policia ka reaguar me hedhjen e gazit lotsjelles.

Shqipëria shpreson të marrë miratimin e BE në qershor për nisjen e negociatave për anëtarësim, shkruan "The Washington Post".

Të këshilluara

Opozita merr vendimin për protestën...

Mbajtja e rrethuar e Kryeministrisë. Duket se ky është skenari i opozitës pas fjalës së mbajtur nga ish-deputeti Flamur Noka në nisje të protestës. ‘Edi Rama...

12:08

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI