Aftësia e Sali Berishës për hiperbola nuk ka munguar as në protestën duke e quajtur atë një cunam popullor. Ish kryeministri Sali Berisha, në një për A2 CNN, është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk mund t’i fshihet cunamit popullor, siç e quajti ai.
“Mirënjohje të pakufishme ndaj atyre që sot firmosin betejën fitimtare nga kakistokracisë. Edi Rama ia ka mbathur sërish ditën e sotme. Edi Rama ka shkuar të tunelet e Skraparit. Ky është një cunam popullur dhe Rama nuk mund t’i fshihet”, u shpreh Sali Berisha që e cilësoi mitingun e partizanëve të PD LSI, si një gjë shumë më të madhe sesa është realisht.