Flash

Luçiano Boçi: Policia po i bën presion protestuesve duke iu vendosur gjoba

Lapsi.al 16 March 2019
Luçiano Boçi: Policia po i bën presion protestuesve duke iu

Me qindra kanë qenë protestuesit që janë nisur nga Elbasani në drejtim të kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Ish-deputeti Luçiano Boçi deklaroi se policia po iu bën presion protestuesve duke iu vendosur gjoba makinave dhe duke kryer kontrolle të panevojshme.

“Do i konsideroja pengesa idiote, absurde sepse qytetarët do ta gjejnë mënyrën për të qenë në protestë. Ky është një provokim i policisë ndaj protestuesve. Ndërtimi i një skeme presioni, dhune ndaj qytetarëve. Tek i njëjti vend, tek rrethrrotullimi i Bradasheshit pak kohë më parë u vranë disa njerëz, por policia nuk ka asnjë autor. Ndërsa sa herë ka protesta, policia është në gatishmëri”, deklaroi Boçi.

Sipas kreut të PD Elbasan, Eugen Isai ka pasur probleme si përherë me hetimin tatimor dhe policinë. Ai tha se janë nisur për në proteste 173 makina private dhe 10 autobusë.

Ai deklaroi se policia po bëhet pengesë për lëvizjen e protestuesve drejt kryeqytetit pasi po zhvillohen kontrolle të rrepta në hyrje të autostradës, në dalje të rrethrrotullimit Bradashesh.

Të këshilluara

Moti, fundjava sjell rritje temperaturash

Masat ajrore të qëndrueshme do të kushtëzojë kushtet e motit. Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të dominojnë deri në mesditë në pjesën më të madh...

08:29

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI