Flash

Reagon Berisha: Dy fjalë për ndërkombëtarët, mandatet e djegura dhe opozitën

Lapsi.al 14 March 2019
Reagon Berisha: Dy fjalë për ndërkombëtarët, mandatet e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një koment të shkurtër pas kritikave të ndërkombëtarëve për aktin e djegies së mandateve. Në një koment në profilin e tij në Facebook, Berisha thotë se e kupton qëndrimin e tyre.

“Duke ndjekur “Opinion”. Miq, po diskutohet këto kohë lidhur me qëndrimin ndërkombëtar ndaj djegies se mandateve nga opozita, lidhur me këtë problem theksoj:

Se pari, vetkuptohet se komuniteti zyrtar ndërkombëtar nuk mbështet dhe nuk mund te mbështesë djegien e mandateve.

Se dyti, mendoj se opozita ka mirëkuptim për këto qëndrime dhe po bën gjithçka për te qartësuar shkaqet qe detyruan opozitën për vendimin e saj.

Se treti, sot opozita dhe shqiptaret ne tërësi me protestën dhe kauzen e tyre kane fituar me shpejtësi te rrufeshme pushtetin e katërt botëror. Mediat e botes kane paraqitur revolucionin e shqiptareve si ngjarje botërore, ne qindra e qindra lajme kane informuar publikun e tyre se opozita shqiptare proteston kundër lidhjeve te qeverise se Edvinit me krimin, korrupsionin e papërmbajtur dhe dhunimin e zgjedhjeve, dosjet famoze te prokurorisë, proteston kundër narkoshtetit dhe kontrollit te Shqipërisë tashme Kolumbi e Europes nga mafia.

Si përfundim, protesta historike e opozitës nëpërmjet mediave te medha po fiton mendjen dhe zemrën e komunitetit ndërkombëtar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit te kakistokracise. Revolucioni i pandalshëm po ecen drejt fitores! Cunami i datës 16 mars do mahnise boten!” – shkruan Berisha në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI