Flash

Të tjera lëvizje në Policinë e Shtetit, Sandër Lleshaj krijon 'grupin e tij'

Lapsi.al 13 March 2019
Të tjera lëvizje në Policinë e Shtetit, Sandër Lleshaj

Askush nga drejtuesit nuk e ka vendin të sigurt në policinë e Shtetit. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duket se do të krijojë si çdo ministër “grupin e tij”.

Me urdhër të kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu janë lëvizur nga detyra drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Lindita Nushi. Postin e kësaj të fundit e ka zënë Ndue Doci.

Pasi kishte një vit që u emërua në krye të Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj u largua për të emëruar këshilltar i Ardi Veliut në Policinë e Shtetit. Vendin e Skënderaj e zuri Dhimitraq Ziu, si i komanduar, ndërsa motivet e largimit mbeten mister, pasi firma për shkarkimin e ish-drejtorit të kryeqytetit ishte vendosur disa ditë para se të bëhej publike lajmi i largimit të tij, në lidhje më ngjarjen tek “Petro Nini”

Ndryshime ka pësuar edhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme dhe Drejtoria e Hetimit dhe Krimin e Organizuar. Në fillim u largua Aida Hajanj për t’u zëvendësuar me Muhamet Rrubullaku, ndërsa si kreu i krimit të organizuar u vendos Tonin Vocaj. Ndërkohë u shkarkuar nga detyra edhe drejtori i Policisë së Vlorës, Gentjan Shehaj, si dhe ai i Fierit, Albert Nushi.

Drejtimin e Policisë së Fierit e mori, Andon Duka, i cili mbante postin e zv/drejtorit të policisë në atë qark. Në ditët në vijim priten që të ndryshohen të gjithë drejtuesit e SHÇBA-së në rrethe.

Në skaner janë dhe 3 drejtori të tjera, ku lëvizjet në rangjet drejtuesi, pritet të ndodhin në Shkodër, Durrës dhe Elbasani, pasi kriminaliteti ka qenë i lartë gjatë vitit 2018.

Të këshilluara

Tek Krimet e Rënda nis gjyqi për Habilajt

Gjykata e Krimeve të Rënda nis seancën paraprake me dyer të mbyllura për grupin e Habiljave. Të pranishëm në seancë janë dy prokurorët e çështjes, Dritan Pre...

15:39

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI