Flash

Daçiç kërcënon NATO-n: Serbia do të ndërhyjë në Mitrovicë nëse sulmohen serbët

Lapsi.al 13 March 2019
Daçiç kërcënon NATO-n: Serbia do të

Ministri i Jashtëm serb dhe zëvendëskryeministri i parë Ivica Daçiç, ka deklaruar se Serbia nuk do të heshtë, pas planeve të autoriteteve të Kosovës sipas mediave serbe, për të ndërhyrë në minierën e Trepçës.

"Të gjithë e dinë mirë se askush nuk duhet të luaj me zjarrin dhe të presë që Serbia të mos reagojë. Serbia do të reagojë", u tha Daçiç gazetarëve në përgjigje të pyetjeve rreth raporteve se autoritetet kosovare kanë planifikuar që të mësyjnë në kompleksin e minierës së Trepçës.

Daçiç u kërkoi të gjitha palëve të përfshira të jenë të kujdesshëm që të mos provokojnë Serbinë.

Sa i përket operacionit të raportuar të policisë së Kosovës në pjesën veriore, e banuar kryesisht nga serbët dhe e quajtur "unaza e çelikut", Daçiç tha se Serbia ka paralajmëruar KFOR-n dhe NATO-n se do të ndërhyjë nëse serbët sulmohen në Kosovë.

"Serbia nuk do të lejojë një sulm ndaj serbëve në veri të Kosovës. Sigurisht, nuk do të lejojmë një sulm (mbi serbët) kudo në Kosovë - por veriu është obsesioni i tyre", tha kryediplomati serb.

Ai tha gjithashtu se Serbia nuk do të ishte pjesë e problemit dhe nuk do të bashkohej me Prishtinën në marrjen e vendimeve të njëanshme të ndryshme.

Daçiç tha se platforma e Parlamentit të Kosovës për dialog me Beogradin ishte në fakt kundër dialogut dhe se ishte një ultimatum për Serbinë dhe se Beogradi nuk ka ndërmend të vlerësojë diçka të tillë.

Të këshilluara

Tek Krimet e Rënda nis gjyqi për Habilajt

Gjykata e Krimeve të Rënda nis seancën paraprake me dyer të mbyllura për grupin e Habiljave. Të pranishëm në seancë janë dy prokurorët e çështjes, Dritan Pre...

15:39

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI