Flash

Ndryshimi i kufijve të Kosovës, Britania dhe Gjermania kundër Thaçit

Lapsi.al 9 August 2018
Ndryshimi i kufijve të Kosovës, Britania dhe Gjermania kundër

Ambasada e Britanisë së Madhe dhe ajo e Gjermanisë në Prishtinë kanë reaguar njëzëri për idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë, duke thënë se një gjë e tillë do të ishte destabilizuese.

Në një reagim për Radio Evropa e Lirë, ambasada britanike në Prishtinë u shpreh se thirrjet për modifikim të kufijve kombëtarë mund të jenë destabilizuese. Më tej, thuhet se qeveria britanike ka qenë gjithnjë e qartë se dëshiron normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi është vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi. Kjo gjë duhet të ndodhë në bazë të njohjes së vendeve të pavarura brenda kufijve aktualë.

“Ne vazhdojmë ta mbështesim dialogun të lehtësuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme me të cilët përfitojnë të dy vendet”, përfundon reagimi.

Ndërkohë dhe ambasada gjermane mban të njëjtin qëndrim në reagimin e saj. Ambasadori Heldt, në Prishtinë, në intervista të ndryshme ka bërë të qartë qëndrimin zyrtar të Gjermanisë lidhur me dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Me këtë, qëndrimi i Qeverisë Federale të Gjermanisë është i njohur, thuhet në një deklaratë të kësaj ambasade për Radion Evropa e Lirë.

Heldt është shprehur më herët për mediat e Kosovës, se ndarja e kësaj të fundit dhe lëvizjet e kufijve janë shumë të rrezikshme dhe mund ta destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit.

Të këshilluara

Zjarr masiv në pyjet e Pukës

Një sipërfaqe pyjore është përfshirën nga flakët e zjarrit në fshatin Dush të rrethit të Pukës, ndërsa paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Gr...

17:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI