Flash

Korrigjimi i kufijve/ Berisha e quan Hashim Thaçin "argat të Beoogradit"

Lapsi.al 9 August 2018
Korrigjimi i kufijve/ Berisha e quan Hashim Thaçin "argat të

Sali Berisha e ka quajtur Hashim Thaçin "argat të Beogradit" pasi ka publikuar një dokument që sipas tij provon se "korrigjimi i kufijve" është thjesht prodikut i kuzhinës së Beogradit. Në këtë dokument konsiderohet se nëse komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Patoku do t'i kalonin Serbisë, kjo do të ishte një situatë ëin ëin.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Berishës.

Termi “korrigjim kufijsh” midis Kosoves dhe Serbise, eshte thjesht produkt i kuzhines se Beogradit!

Te dashur miq, ketu me poshte keni nje dokument te kuzhines se Beogradit, ne te cilen flitet jo per ndarje apo coptim te territorit te Kosoves por per korrigjim te kufijve midis Serbise dhe Kosoves si dhe per marreveshje ëin-ëin midis ketyre dy vendeve. Sipas ketij dokumenti:

1- "korrigjimi" i kufijve, term qe perdor sot Beogradi dhe argatet e tij ne Prishtine, nenkupton as me shume dhe as me pak se si ti kalojne Republikes se Serbise kater komuna, konkretisht Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Patoku.

2- Kjo, sipas kuzhines se Beogrdit do te ishte nje marrveshje ëin-ëin, pra qe do te fitonin te dy palet.

3- Ne firmosjen e kesaj marreveshje duhet te jete Edi Rama! Mendoj se ky dokument nxjerr lakuriq argatet e Beogradit qe perpiqen te mashtrojne shqiptaret me spekullime semantike te pregatitura ne kuzhinen e kryeqendres se Serbise dhe te servirura ne takime obskure te argateve te saj shqipfoles albanofob.

Ketu me poshte, per cilindo qe ka interes, keni ne anglisht dokumentin e think tankut te Aleksander Vuçiç! sb

https://ëëë.ceas-serbia.org/images/2018/CEAS_Study_-ëest_Side_Story.pdf

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI