Flash

Trafiku me “jet ski” drejt Britanisë, dy shqiptarët në gjykatë: Jemi agjentë udhëtimi

Lapsi.al 8 August 2018
Trafiku me “jet ski” drejt Britanisë, dy shqiptarët

Gjashtë persona, mes tyre 2 shqiptarë, janë shpallur fajtorë pasi tentuan që të trafikonin emigrantë shqiptarë nëpër anije të tejmbushura nëpërmes Kanalit Britanik. Aktiviteti kriminal i bandës, që kishte si bazë kryesisht Dymchurch në Kent, u zbulua pas një sërë gabimesh.

Policia ndërhyri ndaj bandës kur këta të fundit nisën të përdornin motorë uji (jet ski) tre vendëshe. Të dënuarit, sipas asaj që shkruan BBC, janë dy britanikë babë e bir, Leonard dhe Alfie Powell, Wayne Bath Albert Letchfor, si dhe dy shqiptarët, Sabah Dulaj, 39 vjeç dhe Artur Nutaj, 23 vjeç.

Djali tjetër i Leonard Powell, George, pranoi fajësinë për rolin e tij në këtë organizatë kriminale më 15 Maj. Dy të tjerë, Alan Viles dhe Francis Wade u shpallën të pafajshëm.

Në gjyqin që zgjati 9 javë u zbulua sesi se një anije e lidhur me bandën u desh që të shpëtohej pasi po mbytej. Varka mund të mbante deri në 6 persona, por në të kishte 20, përfshirë 18 emigrantë shqiptarë. Autoriteteve britanike iu desh që të shpëtonin një tjetër anije, e cila po udhëtonte në drejtim të gabuar dhe i kishte mbaruar karburanti.

Nëse banda nuk do të ishte ndaluar në operacionin e drejtuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), ata do të kishin qenë të parët që do tentonin për t’i kaluar emigrantët nëpërmjet një prej rrugëve më të përdorura në botë, me anë të motorëve të ujit. Hetuesit shprehën mbi të gjitha shqetësim për rrezikun që vjen nga njerëz të tillë, pa dijen e duhur mbi lundrimin.

Të gjithë të pandehurit i kanë mohuar akuzat për ndihmesë të emigracionit të paligjshëm. Dy shqiptarët Dulaj dhe Nutaj pretenduan se ishin “agjentë udhëtimi”, të cilët gjenin njerëz që dëshironin të shkonin drejt Mbretërisë së Bashkuar. Dënimi për 6 të pandehurit do të jepet më datë 21 Shtator.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI