Flash

Ministri Xhafaj takim me strukturat në Vlorë për goditjen e grupeve kriminale

Lapsi.al 5 August 2018
Ministri Xhafaj takim me strukturat në Vlorë për goditjen e

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i pranishëm në një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë.

Në fokus të diskutimeve ishin, masat policore dhe trajtimi i problematikës që lidhet me mbarëvajtjen e sezonin veror.

U diskutua edhe mbi masat për parandalimimin e ngjarjeve kriminale dhe mbajtjen nën kontroll të elementëve me precedentë penalë.

Gjatë takimit u trajtua ecuria e hetimeve për goditjen e grupeve kriminale në këtë qark, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Ministri Xhafaj vlerësoi për punën me shumë përkushtim, Drejtorin Vendor të Vlorēs dhe ekipin e ri drejtues.

Ai bëri edhe një inspektim në Portin e Vlorës, ku këto ditë ka fluks udhëtarësh për shkak të pushimeve verore.

Policia Kufitare edhe në Vlorë pritet të aplikojë lexuesit e lëvizshëm të pasaportave, për të shmangur rradhët në hyrje e dalje në Port dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI