Flash

32 vjeçari kapet duke e trafikuar në Greqi 7 kg drogë në "Toyota Rav"

Lapsi.al 5 August 2018
32 vjeçari kapet duke e trafikuar në Greqi 7 kg drogë në

Një sasi prej rreth 7 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekestruar nga policia në Korçë, ndërsa ka përfunduar në pranga drejtuesi i mjetit. Policia thotë se ka arrestuar shtetasin shtetasi Skerdi Hasani, 32 vjeç, banues ne Memaliaj, i cili udhëtonte për në Greqi me automjetin "Toyota Rav".

"Nga kontrolli i detajuar i kryer nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë ka rezultuar se në gomën rezervë kishte të fshehura disa pako të mbështjella me letër natriban të cilat dyshohet se janë të mbushura me lëndë narkotike Cannabis Sativa", sqaron policia.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se në brendësi të gomës rezervë kishte 14 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë rreth 7 kilogramë gjithsej, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, ku në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI