Flash

Muza e Salvador Dali: Nuk kam qënë kurrë besnike me burrat

Lapsi.al 2 August 2018
Muza e Salvador Dali: Nuk kam qënë kurrë besnike me burrat

Seksi? Nuk e praktikon më si një herë e një kohë.

Televizioni? E mërzit

Fëmijët? Nuk ka dashur kurrë të ketë.

Amanda Lear është rrëfyer për të përjavshmen “Chi” ‘pa dorashka’.

Dy filma të rinj shumë shpejt në sallat e kinemave italiane dhe asnjë pishman për largimin nga ekrani i vogël.

“Urrej atë që më ofron televizioni italian. Programet e D’Urso-s nuk i shoh, ‘Vallëzim me Yjet’ e kam bërë tashmë, shfaqjet reality ma shpifin. Nuk e kam më ankthin se duhet të jem me se s’bën në ekran”, shpjegon muza e Salvador Dali.

Amanda pranon: “Bëj pak gjëra dhe nëse i bëj, kjo ndodh se më paguajnë shumë. Pastaj, unë nuk kam vdekur: Në Francë luaj teatër shumë. Sigurisht që nuk paguhet shumë, por mua më bën të ndihem mirë.:

Raportin me paratë, ajo siguron se e ka shumë normal: “Por nuk kam dëshirë të nënvlerësohem. Nëse më duan, duhet të më paguajnë, ndryshe rri në shtëpi.”

Për vite ka qarkulluar legjenda për seksualitetin e saj, por Lear tashmë thotë: “E vërteta? Nuk ma ndjen më fare. Le të thonë çfarë të duan. E vetmja gjë që më çudit është të shoh njerëz që nuk i kam takuar kurrë në jetën time, të flasin për mua në sallonet e Barbara D’Ursos.”

Shumë burra në jetën e artistes, por i vetmi që e ka bërë vërtet të ndihet e rëndësishme ka qenë bashkëshorti Alain-Philippe Malagnac d’Argens de Villèle, i cili vdiq në një zjarr në vitin 2000 në banesën e tyre: “Edhe Salvador Dalí, në mënyrën e tij, më ka dashur shumë….ishte i martuar dhe impotent”.

Një fëmijë ama, nuk i ka munguar kurrë: “Nuk mendoj se do isha një nënë e mirë dhe jam e mendimit se të sjellësh fëmijë në botë, në këtë periudhë, është diçka prej të papërgjegjshmi”.

Përsa i përket seksit, pranon: “Më pëlqen që ç’ke me të, por nuk e praktikoj më si një herë e një kohë. Sot më interesojnë gjëra të tjera dhe kam kuptuar se burrat nuk kërkojnë vetëm atë.

Nëse do ta kisha kuptuar më parë, do argëtohesha më shumë.”

Besnikëria?: “Kam tradhëtuar shumë, kurrë nuk kam qenë një grua besnike. Në fund të fundit, jam shenja e Akrepit….”

Të këshilluara

Ledri Vula nderohet me çmim në Maqedoni

Ditën e djeshme ai është nderuar me një çmim mirënjohjeje nga kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi nëpërmjet një postimi në I...

13:50

Selena Gomez,letër Justinit pas fejesës

Justin Bieber vetëm disa ditë u fejua me Haily Baldëin dhe mardhënia e tij me Selena Gomez në një farë mënyre u harrua. Por siç duket Selena nuk e ka kaluar kaq...

13:14

Bebe Rexha,fituese e dy çmimeve

 Bebe Rexha është vlerësuar me dy çmime nga Radio Disney Music Awards, përkatësisht çmimin “Artistja më e mirë e re”dhe “Kënga më e mirë country”.Çmimet e m...

12:14

Detaje të reja mbi vdekjen e Paul Walker

Nëna e Paul Walker, Cheryl ka zbuluar detaje të reja për ditën kur djali i saj vdiq tragjikisht në një aksident automobilistik në vitin 2013. Në dokument...

11:45

Miley Cyrus prish fejesën me Liam

Në të gjitha mediat botërore është shkruar se Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth ishin drejt ndarjes e shkaku i gjithë mosmarrëveshjes mes tyre kanë qenë planet për...

11:14

Reperet franceze, sherr në aeroport (video)

Dy reperë francezë janë arrestuar pasi u përfshinë në një sherr në aeroportin e Parisit që shkaktoi vonesa në fluturime dhe mbyllje të një pjese të ndërtesë...

10:06

Katy Perry surprizon fansen e sëmurë

Katy Perry ka vizituar një fanse të sëmurë që humbi koncertin e saj në Australi. 8-vjeçarja Grace Moores bëri një operacion truri javën e kaluar pasi kishte nj...

09:31

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI