Flash

Kosovë, imami i një xhamie akuzohet për ngacmim seksual

Lapsi.al 2 August 2018
Kosovë, imami i një xhamie akuzohet për ngacmim seksual

Imami i një xhamie në Kosovë akuzohet për ngacmim seksual. Expres shkruan se një familje në fshatin Sibovc të Podujevës, ka denoncuarr imamin Beqir Nuredini, për abuzim seksual me vajzën e tyre, V.I, kur ajo ishte 16 vjeç. Sipas familjes, asokohe vajza po merrte mësime mbi islamin te ky imam. Nëna e vajzës thotë se hoxha i prishi “çikninë" vajzës së saj tani gati 19 vjeçe.

Policia ka konfirmuar rastin duke njoftuar se tashmë e ka intervistuar vajzën, familjen dhe imamin. Vetë Nuredini mohon, duke thënë se krejt kjo po i bëhet për shkak të punës “së jashtëzakonshme” në xhami. Ndërsa Bashkësia Islame paralajmëron se nesër do të marrë një vendim rreth imamit. Ngjarja ka ndodhur dy vjet më parë.

© LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI