Flash

Opozita kundër propozimit të Thaçit për kufijtë e Kosovës

Lapsi.al 2 August 2018
Opozita kundër propozimit të Thaçit për kufijtë e

Deklarata e presidentit Hashim Thaçi për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për korrigjim të kufijve me Serbinë, ngjalli reagimin e ashpër partive politike në Kosovë. Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri nga PSD kërkuan mbledhjen e menjëhershme të Kuvendit të Kosovës.

“Deputetët shkojnë në pushim në një fazë tepër të rëndësishme për Kosovën kur të gjitha vendet e botës flasin për zgjidhje të mundshme të dialogut, me skenarë të rrezikshëm ku flitet edhe për ndarje dhe shkëmbime territoresh”, tha kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti.

Për kreun e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti lojërat e fjalëve si “shkëmbim territoresh” dhe “korrigjim i kufijve” e dëmtojnë Kosovën.

“Lojërat me fjalë si “shkëmbin territoresh” dhe “korrigjim të kufijve” janë të kota, por po na kushtojnë me stopim të plotë të njohjeve të reja. Kosova është pranuar shtet i pavarur në kufijtë e vitit 1989. Janë mbi 110 vende që na kane njohur në ata kufij. Askush nuk ka të drejtë të diskutojë për territorin e Kosovës, sepse do të binte ndesh me vullnetin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur, të shpallur me Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2018, dhe me Kushtetutën e Kosovës”.

Por Presidenti Thaçi përsëriti edhe këtë të enjte mundësinë për korrigjim të kufijve me Serbinë, duke theksuar se nëse ka marrëveshje mes palëve kjo nuk mund të ndalet as nga partnerët ndërkombëtarë.

“Thaçi Në kuadër të korrigjimit është e pranueshme kërkesa e institucionalizuar, kërkesa e liderëve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovën, nëse ka pajtueshmëri dhe marrëveshje të dyanshme, askush nuk mund dhe nuk do të dalë kundër një marrëveshjeje të vullnetit të mirë të palëve të përfshira në dialog, as BE-ja, as NATO-ja, as SHBA-ja”

Presidenti Thaçi nuk sqaron nëse në korrigjimin e kufijve do të përfshihet edhe ideja e hedhur nga Beogradi që nënkupton shkëputjen e veriut të banuar nga shumica serbe, por edhe kërkesën e Serbisë për të përvetësuar atë që është bërë vazhdimisht burim përplasjesh mes palëve, Trepçën.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI