Flash

Më në fund Microsoft do të përmirësojë funksionimin e instalimit automatik

Lapsi.al 30 July 2018
Më në fund Microsoft do të përmirësojë

Me përditësimin e fundit të Windows 10 që pritet të bëhet në tetor të 2018, sistemi operativ Microsoft do të përmirësojë funksionimin e instalimit automatik të përditësimeve të reja.

Një risi që ka sjellë mjaft kritika mes përdoruesve kur kompjuteri nis përditësimin në mënyrë të papritur. Dhe kjo ndodhte teksa punonin apo ishin duke nisur një e-mail të rëndësishëm.

Por tashmë Microsoft thotë se është një problem i zgjidhur falë një modeli me aftësi parashikuese që mund të llogarisë me saktësi momentin e përshtatshëm për të përditësuar sistemin operativ, shkruan tch.

Sistemi i ri mëson me eksperiencat se cilat janë lëvizjet e përdoruesit për të bërë të mundur përditësimin në një moment që pajisja të jetë e ndezur, por jo në përdorim. Kështu përditësimi mund të bëhet automatikisht gjatë një pushimi dreke dhe kur përdoruesi do të kthehet në kompjuterin e tij do të gjejë instalimin e përditësimeve.

Të këshilluara

Si e thumboi Enca Noizy-n në koncert

Sherri i famshëm mes Noizy-t dhe Encës ishte kryefjala e mediave të showbizi-t për disa kohë. Pas disa deklaratave në rrjetet sociale u duk se shoqëria mes tyre...

18:01

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI