Flash

Maks Velo e thotë troç: Toka e Teatrit Kombëtar po grabitet, aty ka afera të pista

Lapsi.al 30 July 2018
Maks Velo e thotë troç: Toka e Teatrit Kombëtar po grabitet,

Piktori dhe arkitekti Maks Velo që në të kaluarën ka mbështetur kryeministrin Edi Rama është tashmë një nga zërat e fortë kundër prishjes se godinës së Teatrit Kombëtar.

Në një intervistë për “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ai tha se lufta e madhe po bëhet për të grabitur tokën publike dhe se e gjitha është një aferë e pastër korruptive.

“Aty gjithçka është bërë për të fituar territorin. Është një aferë e pistë” – tha Velo.

Velo thotë se ndërtesa aktuale mund të rikonstruktohet pasi është i vetmi projekt futurist i ndërtuar në Shqipëri gati 90 vjet më parë.

“Ajo ndërtesë ka vlera. Është e vetmja vepër e arkitekturës futuriste në Shqipëri. Ka atë konceptin e saj që futet thellë, principet dhe volumet... Është e vetmja vepër e atij futurizmi të vonuar në Shqipëri. Është Banka, Bashkia, ministritë, Kryeministria, Teatri pastaj, janë një gjë me shumë rëndësi për qytetin, ka një strukturë, Bulevardi dhe këto janë krijuar strukturën. Stadiumi u prish dhe po prishëm edhe këtë, tërë kjo zinxhirë e arkitekturës italiane merr fund” - tha Velo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Nis java më e nxehtë e verës

Prej kësaj të hëne ka filluar java më e nxehtë që nga fillimi i verës së këtij viti. Sinoptikanët thonë se presioni i lartë do të çojë në dominim të kohës me di...

21:24

(FOTO) "Turizmi në jug bie në pikiatë"

Sipas Sali Berishës, turizmi në jug ka rënë në pikiatë. Berisha kujton postimin e Edi Ramës dy ditë më parë, kur në Sarandë erdhi jahti më i madh në botë, nd...

20:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI