Flash

Cristiano, festë familjare pas kalimit tek Juventus

Lapsi.al 13 July 2018
Cristiano, festë familjare pas kalimit tek Juventus

Festës për fillimin e një epoke të re në “perëndim” të karrierës së tij futbollistike, nuk i ka munguar as ajo që e ka sjellë në jetë.

Cristiano Ronaldo, të cilin jo më kot e quajnë “djalë mamaje”, ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto me të ëmën, Dolores Aveiro, me të cilën shihet teksa ndan gëzimin për aventurën e re te Juventusi, me nga një gotë vere në duar.

Fotoja përmban edhe një urim për kampionin e saj: Të uroj gjithë të mirat në aventurën tënde të re.

Ndërkohë, nuk mungojnë as fotot nga pushimet në plazhet e Greqisë, ku Cristiano po pushon pas eliminimit me Portugalinë nga Botërori i Rusisë.

Një tjetër foto tregon darkën që shtrohet buzë pishine me të gjithë familjen, miqtë më të mirë, e padyshim Georginën, që s’mund të mungonte.

Cristiano do të mbërrijë të hënën në Torino, ndërkohë që tifozët do të duhet të presin edhe pak kohë për ta parë në fushë me fanellën numër 7 bardhezi.

Të këshilluara

Kim K, më e paguar se Trump

Instagram nuk është vetëm një vend për fotot tuaja të mëngjesit apo perëndimet e filtruara me opsione – kjo është gjithashtu një mundësi e karrierës tani, dhe n...

16:54

Xhensila dhe Bes Kallaku bëhen prindër

Një lajm i mirë ka ardhur sepse  këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj sipas “Gazeta Shqiptare” ka sjellë në jetë vajzën e saj. Ajo edhe aktori i njohur Bes Kal...

16:13

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI