Flash

Femrat që guxuan të veshin veshje transparente, ndër to dhe shqiptare

Lapsi.al 12 July 2018
Femrat që guxuan të veshin veshje transparente, ndër to dhe

Ndoshta shumë mund të mendojnë se trendi i fustanit apo veshjeve të tejdukshme bënë një rikthim në 2014-n, kur Rihanna u shfaq në eventin e “CFDA Awards” me fustanin e mbuluar me kristale “Swarovski”.

 

Dhe më tej në 2016-n Beyonce gjithashtu mahniti, por edhe shokoi, kur u shfaq në “Met Gala” me fustanin Givenchy nga Riccardo Tisci.

 

Por asnjëra prej tyre nuk e ka shpikur këtë trend. Fustani i tejdukshëm daton që në vitet 1900, kur Theda Bara pozoi si Kleopatra në vitin 1917.

 

Për të vazhduar deri në ditët e sotme në veshje të ndryshme, si fustane, bluza apo reçipeta.

Gjithsesi një gjë është e sigurt për të përqafuar këtë trend na duhet guxim. Disa nga të famshmet shqiptare e kanë zgjedhur veshjen transparente në jetën e përditshme apo për t’u shfaqur në evente të ndryshme.

Ledina Çelo

Veshja e këngëtares shqiptare në Festivalin e RTSH-së në 2016-n ishte një nga temat që bëri më shumë bujë. Ledina Çelo kishte zgjedhur një fustan transparent me detajet e gurëve dhe puplave, për të prezantuar spektaklin. Të vetmit që i dolën në krah ishin stilistët, të cilët u shprehën se Ledina ka trupin e duhur për të veshur atë që dëshiron, pavarësisht se tregon më shumë sesa duhej.

Dua Lipa

Diku e keni parë fustanin me të cilën Dua Lipa performoi pak kohë më parë në Paris. Fustani ikonë u vesh nga mbretëresha e muzikës Cher në 1974-n, në “Met Gala”.

Ndryshe nga Cher, Dua nuk kishte aq guxim sa të shfaqej pa një trupore “nude” poshtë saj.

 

Bleona Qerreti

Nuk është asgjë e rrallë të shkruajmë për stilin provokues të Bleona Qerretit, që nisi nga fillimi i viteve 2000. Por veshja e saj në klipin e këngës së fundit “I don’t need your love” tërhoqi vëmendjen, sepse ishte mes zhveshjes dhe veshjes. Një trupore e mbuluar e gjitha me kristale tregonte çdo gjë nga trupi i këngëtares.

Nora Istrefi

Këngëtarja me origjinë nga Kosova është e angazhuar gjithë kohës nëpër koncerte dhe i përkushtohet shumë paraqitjes së jashtme. Veshjet transparente janë shpesh një nga zgjedhjet e saj. Së fundmi Nora u shfaq me një jumpsuit në ngjyrë të zezë, me prerje transparente përgjatë trupit.

Mirëpo, fansat e këngëtares nuk e mirëpritën edhe aq mirë ekstravagancën e saj. Sipas tyre, Nora ngjan më bukur kur shfaqet natyrale dhe jo e ekzagjeruar.

Rita Ora

Nuk është aspak për t’u habitur nëse Rita Ora tregon asetet apo provokon me veshjen. Veç truporeve që e shoqërojnë kudo nëpër koncerte, një nga stilet e veshjeve që i dëshiron janë ato transparente, të cilat i tregojnë gjoksin. Si rasti i kësaj bluzeje, e cila nuk është e vetmja.

 

Klea Huta

Veshja e saj është përgjithësisht “casual”, por kjo bluzë që tregon reçipetat e këngëtares dhe moderatores shqiptare e bëri atë që të hynte në këtë listë. Bluzën ciklamine transparente me detajet e qëndisjeve Klea e ka kombinuar me një palë pantallona xhinse të shkurtra.

Të këshilluara

Cardi B sjell në jetë vajzën e saj

Cardi B ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Bëhet fjalë për një vogëlushe e cila ka ardhur në jetë ditën e djeshme më datë 10 korrik. Vajza do të quhet Kul...

19:20

Divorcohet Beren Saat

Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve. Një prej tyre është edhe Beren Saat, e cila u bë e njohur me rolin e Bihterit...

18:11

Kylie Jenner, më e pasura në Forbes

Forbes ka publikuar ditën e sotme listën e plotë të grave më të pasura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një nga pjesëtaret e kësaj liste ishte edhe modelja ...

17:25

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI