Eno Popi është nje prej personazheve më të vjetër të Top Medias. Prej 10 vitesh ka prezantuar programin e mengjesit “Wake up”. Por erdhi koha të largohet. Megjithëse Eno nuk ka konfirmaur ende asgjë, ka qënë bashkëprezantuesja e tij Ori Nebiaj ajo që ka zbuluar këtë largim. Në një intervistë për “Thuaje me pepsi” ajo tha se në sezonin që vjen pjesë e Wake up do të jetë vetëm ajo dhe Isli pasi Eno do të zhvendoset ne nje program televiziv të ri.
“Do të rikthehemi në shtator me Wake Up vetëm unë dhe Isli, sepse Eno me shumë mundësi nuk do të jetë më në këtë emision.”, është shprehur Ori.