Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Sot seanca parlamentare, votohet statusi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, a i ka votat PS....

Lapsi.al 9 July 2018
Sot seanca parlamentare, votohet statusi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

Parlamenti do të mblidhet në seancë plenare në orën 10:00, ku parashikohen të miratohen disa ligje përfshirë ndryshimin e disa taksave. Në rend të ditës është parashikuar diskutimi dhe votimi i ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar dhe ligji për sistemin e taksave vendore.

Këto tre ligje që përbëjnë paketën fiskale, parashikojnë uljen e taksave për personat që investojnë në agroturizëm. Gjithashtu parashikohet që Shkalla e tatimit mbi fitimin të jetë 5 për qind për tatimpaguesit me të ardhura deri në 14 000 000 lekë në vit, kush kalon këtë prag do të paguajë 15%.

Seanca parlamentare e kësaj të hëne do të jetë edhe një provë force për mazhorancën pasi në rend të ditës parashikohet edhe ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, nisëm kjo që kërkon 84 vota.

Partia Demokratike e ka refuzuar këtë ligj, ndërsa ndër të tjera kusht ishte shkarkimi i kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku. Por deri pak ditë më parë Partia Socialiste shpresonte në konsensusin e LSI-së, moment që u zbeh në mbledhjen e fundit të Komisionit Ligjeve, pasi deputeti Nasip Naço u shpreh prerë kundër nismës, me pretendimin se kjo thellon kapjen e drejtësisë nga shumica

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI