Kineasti dhe shkrimtari francez, Claude Lanzmann, regjisor i dokumentarit të famshëm “Holokausti”, u shua në moshën 92-vjeçare.
Regjisori i “Holokaustit”, dokumentar i konsideruar i jashtëzakonshëm kushtuar shfarosjes së hebrenjve të Europës, Claude Lanzmann ka qenë gjithashtu gazetar, drejtor i revistës “Temps Modernes” dhe shkrimtar.
Mik i filozofit Jean-Paul Sartre, shok i Simone de Beauvoir, ai ishte një mbështetës i kauzës së Izraelit.