Flash

Tiranë, pranga 41-vjeçarit që mori 1 milion euro duke mashtruar me lejet e ndërtimit

Lapsi.al 5 July 2018
Tiranë, pranga 41-vjeçarit që mori 1 milion euro duke mashtruar

Një 41-vjeçar në Tiranë është arrestuar për mashtrim në vlerën e 1 milion eurove. Në pranga ka përfunduar Klodian Ciruna, banues në Tiranë (me precedent të mëparshëm penal për Mashtrim). Kapja e tij u bë gjatë operacionit policor të koduar "Lucia" nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Policia thotë se "shtetasi i ndaluar iu ka marrë shtetasve P. K., L. D., dhe B. H., një shumë prej 1 000 000 (një milionë) Euro, duke iu premtuar se do t'iu siguronte leje ndërtimi dhe për këtë gjë ai premtonte se operonte me një nga studiot e Avokatisë në Milano (duke dërguar e-maile false në emër të studios dhe personave të tjerë)".

Gjithashtu për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qënë më bindës, Ciruna ka bërë kontrata noteriale fiktive si dhe ka krijuar përkohësisht një kompani "Call Center" me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri si dhe jashtë saj, të cilën më pas e ka mbyllur.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, për veprën penale "Mashtrimit me pasoja të rënda" të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal".

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI