Flash

Refuzohet ankimimi i çiftit Gashi-Gina/ Prokurorët: Arta Marku e paaftë

Lapsi.al 5 July 2018
Refuzohet ankimimi i çiftit Gashi-Gina/ Prokurorët: Arta Marku e

Kolegji i shqyrtimit paraprak të ankimit, KPA, ka njoftuar sot se ka vendosur moskalimin për shqyrtim të ankimimit të çiftit të prokurorëve të pezulluar nga detyra prej kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.

Bashkëshortët Gashi dhe Gina ankimuan në mes të muajit qershor në KPA vendimin e Arta Markut, e cila i pezulloi prokurorët nga detyra, për shkak të refuzimit të deklarimit të pasurisë.

Bashkëshortët theksojnë se KPA ka nxjerrë në pah paaftësinë e Arta Markut. Sipas tyre, kryeprokurorja i sygjeroi që të dy t'i drejtohen Kolegjit të Apelimit. Por, Kolegji i Apalimit është shrpehur se Gashi dhe Gina duhet t'i drejtojnë ankimin Gjykatës së Apelit Administrativ.

NJOFTIMI I KPA

Kolegji i shqyrtimit paraprak të ankimit, me vendimin nr. 2/2018 (JD), datë 21.06.2018, bazuar në nenin 31, nenin 31/a, paragrafi 2, germa “a”, si dhe në nenin 71/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, vendosi:

Moskalimin për shqyrtim në seancë plenare të çështjes nr. 2/2018 (JD), datë 17.05.2018 me palë ankuese znj. Rovena Gashi dhe z. Dritan Gina.

Objekt i këtij ankimi ishte “anulimi i vendimit nr. 140, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe anulimi i vendimit nr. 141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku etj.”.

Kolegji i shqyrtimit paraprak, i caktuar me short, ishte i përbërë nga Ina Rama relatore, Rezarta Schuetz dhe Luan Daci anëtarë.

REAGON GASHI DHE GINA

“Sqarim për keqinterpretimin e vendimit të KPA

Kolegji i Apelimit nuk ka rrëzuar ankimin Gashi-Gina, por ka nxjerr ne pah paaftësinë e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm që, me urdhër 140 dhe 141, dt. 11.05.2018, vendosi “që Rovena Gashi dhe Dritan Gina t’i drejtohen Kolegjit të Apelimit për ankimin e pezullimit nga detyra”.

Sipas Kolegjit te Apelimit, Arta Marku ka gabuar, kur ka shënuar ne vendimin e pezullimit se Gashi-Gina duhet t’i drejtohen Kolegjit te Apelimit për ankim.

Kolegji i Apelimit është shprehur që Gashi-Gina duhet t’i drejtojnë ankimin Gjykatës së Apelit Administrativ.”

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Me sytë katër

PAPARAZZI