Flash

Dosja e SPAK/ Gysi-Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Seks në qendrat e masazhit, policia arreston dy femra dhe një burrë për prostitucion

Lapsi.al 5 July 2018
Seks në qendrat e masazhit, policia arreston dy femra dhe një

Policia e Kosovës, pas hetimeve intensive kanë realizuar një operacion kontrolli në një lokal/sallon masazhi, ku kanë bërë arrestimin e tre personave të dyshuar, si dhe kanë identifikuar një viktimë të trafikimit.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: M. Z.(femër e lindur më 1988), V. Xh.(femër e lindur më 1997) dhe F H. (mashkull i lindur më 1994)  Dyshohet se viktima është shfrytëzuar për punë të detyruar dhe shërbime seksuale.

Me këtë rast personat e dyshuar të arrestuar dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’.

Si prova materiale janë konfiskuar përkohësisht tre telefona dhe provat tjera të siguruara gjatë hetimit i dërgohen prokurorit për procedim të mëtutjeshëm. Viktima është trajtuar në bazë të procedurave standarde për viktimat e trafikimit.

Lokali është mbyllur nga ana e inspektorëve përkatës, ndërsa tre të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI