Flash

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Sarandë, kapet 86 kg peshk kontrabandë nga Greqia. Pronari 'shpëton' vetëm me një gjobë

Lapsi.al 5 July 2018
Sarandë, kapet 86 kg peshk kontrabandë nga Greqia. Pronari

AKU Sarandë bllokoi mbrëmjen e shkuar një sasi peshku kontrabandë në rrugën nacionale Sarandë -Ksamil, vendi i quajtur Manastir. Ishte 86 kg peshk, i pashoqëruar nga dokumentacioni përkatës. Nga kontrolli rezultoi që si fatura dhe kuponi tatimor i paraqitur trupës së inspektorëve të AKU-së ishin fiktive. Sasia e konfiskuar ndodhej në automjetin me targë AA 231 EJ dhe dyshohej se vinte kontrabandë nga Greqia. Subjekti u gjobit me 100000 lekë. Menjëherë u krye bllokimi dhe asgjesimi i sasisë së konfiskuar. Ky akt u krye në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit. Ministria e Bujqësisë ndërkaq, garanton të gjithë pushuesit se do të vazhdojë t’i forcojë dhe thellojë masat dhe aksionet, për t’u siguruar atyre një sezon sa më të sigurtë veror.

Të këshilluara

Ndryshojnë rregullat e lëvizjes në Schengen

Parlamenti Evropian ka miratuar një plan për të verifikuar udhëtarët, të cilëve nuk iu duhet viza për të hyrë në zonën Schengen. Sipas planit të miratuar nga li...

15:18

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI