Flash

Ndryshojnë rregullat e lëvizjes në Schengen

Lapsi.al 5 July 2018
Ndryshojnë rregullat e lëvizjes në Schengen

Parlamenti Evropian ka miratuar një plan për të verifikuar udhëtarët, të cilëve nuk iu duhet viza për të hyrë në zonën Schengen. Sipas planit të miratuar nga ligjvënësit evropianë më 5 korrik, udhëtarët nga 60 vende që nuk janë janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke përfshirë Gjeorgjinë, Moldavinë, Ukrainën dhe shumicën e shteteve të Ballkanit Perëndimor, do të jenë pjesë e një procesi verifikues para se të arrijnë në kufirin e Schengenit, duke përdorur Sistemin informativ dhe Autorizues të Udhëtimit në Evropë.

Sipas këtij plani synohet të “identifikohen kriminelët, terroristët dhe kushdo që përbën rrezik para se të arrijë në BE”, thuhet në deklaratë.

Propozimi duhet të miratohet edhe zyrtarisht nga shtetet anëtare të BE-së, në mënyrë që ky sistem të zbatohet nga viti 2021, ka njoftuar BE-ja.

Plotësimi i një aplikacioni pritet të zgjasë afër 20 minuta dhe do të kushtojë shtatë euro, ndërsa i njëjti do të jetë falas për fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

Blloku ka thënë se sistemi evropian është i ngjashëm me Sistemin Elektronik të Shteteve të Bashkuara për Autorizim të Udhëtimit.(rel)

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI