Flash

Dosja e SPAK/ Gysi-Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Basha-ambasadorëve: Peshqit e mëdhenj i gjeni në pritjet zyrtare

Lapsi.al 5 July 2018
Basha-ambasadorëve: Peshqit e mëdhenj i gjeni në pritjet zyrtare

Gjatë një aktiviteti të organizuar nga Ministria e Brendshme ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, ambasadori amerikan dhe ai britanik ngacmuan sërish temën e "peshqve të mëdhenj". Për të thënë se qeveria ka dështuar në luftën kundër krimit, britaniku tha se peshqit e mëdhenj janë ende në oqean, por deklarata e tij u komentua në parlament nga Lulzim Basha.

"Oqean? Mos gënjeni veten tuaj zotërinj ambasadorë se shqiptarët nuk gënjehen më! Peshqit e mëdhenj janë në krahun tuaj në çdo pritje zyrtare dhe në podiumin e qeverisë këtu në parlament.

Edi Rama zgjodhi krimin dhe jo Shqipërinë dhe sot ai nuk del dot më nga vatha e krimit. Ai nuk është thjesht një politikan ballkanik i korruptuar dhe I inkriminuar: ai është një politikan i kapur dhe kontrolluar tërësisht nga krimi.

Shqipëria ka nevojë për ndryshime të mëdha. Por ndryshimi i parë dhe fillimi i të gjitha ndryshimeve është largimi i Edi Ramës dhe bashkë me të i regjimit të tij kriminal. Vetëm atëhere Shqipëria do të ketë sërish mundësinë të shohë përpara më optimizëm" u shpreh Basha.

https://www.youtube.com/watch?v=iHXnjXNRRNk&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI