Flash

Monika Kryemadhi mesazh Bashës: Mjaftojnë 100 veta për ta zbythur Edi Ramën

Lapsi.al 5 July 2018
Monika Kryemadhi mesazh Bashës: Mjaftojnë 100 veta për ta zbythur

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh gati të dalë në rreshtat e para të rezistencës kundër ruspave, nëse vendoset që do të shembet Teatri. Por në fjalën e Kryemadhit ra në sy thirrja e saj që tingëlloi si mesazh për Lulzim Bashën. "Mjaftojnë 100 veta për ta zbythur Ramën" u shpreh Monika Kryemadhi duke i dhënë zemër kreut të PD-së.

"Kur godina i rezistoi dje tërmetit, mendova duhet ta ruajmë natën sy i papërgjegjshme do çojë ruspat natën dhe do thoshte "e shembi tërmeti". Dua të mbaj një premtim, se politika nuk ka më vend, ka vetëm dy rrugë, imoraliteti dhe morali i të gjithë shqiptarëve.

Në kujtim të artistëve të mëdhenj,Naim Frashëri, Violeta Manushit, Sulejman Pitarkës, Kadri Roshit, Besa Imamit e shumë të tjerëve që nuk jetojnë, ku në shkollat e komunizmit mësuam sadopak për atdhedashurinë, ata që kanë luajtur në atë skenë dhe na skalitën shqiptarizmin, ky anti shqiptar kërkon ta rrëzojë. Për të kthyer vlerat e imoraliteti dhe të drogës, por edhe për LGBT. E them këtë se besoj në zot. Mos e tund kokën Milva se nuk do dëshiroja kurrë që familjet e shqiptarëve të mos kenë pasardhës, nëse ti ke zgjedhur që vajzat e tua të mos kenë pasardhës unë nuk e besoj këtë. Unë do jem në rresht të parë përpara ruspave të Ramës, do jem aty se nuk ke parë asgjë akoma. Ti me paratë e drogës po blen median dhe prokurorinë, por gojën e shqiptarëve që nuk besojnë më nuk e mbyll dot. Ti je vetëm, paraja nuk është shoku i mirë. Paraja është një shok i keq, që të merr në qafë dhe të hedh atje ku ti nuk e pret.

Ky është një ligj, që grabit pronën publike, grabit pronën me ligj, paratë e buxhetit me ligj, me PPT e famshme me ligj, kushedi çdo shpikë ndonjë gjë tjetër, ne sot nuk i kemi votat për ta rrëzuar ligjin famëkeq të vjedhjes së pronës publike, ju i keni dhe shumë mirë, por ju e dini shumë mirë që mjaftojnë 100 veta për t’iu zbythur nga krimi dhe vjedhja dhe hajdutëria juaj. E patë ca ndodhi me rrugën e Kukësit, se nuk u mjaftuat duke i vjedhur shqiptarët me check up, me ppp dhe pronat publike por tani doni t'i vidhni me një pronë që nuk është e edi Ramës, as Lulzim Bashës, as Monika Kryemadhit, por është e shqiptarëve" tha kryetarja e LSI-së.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI