Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

40 pyetjet e LSI për Teatrin, ndërpritet parlamenti deri kur të jenë gati përgjigjet

Lapsi.al 5 July 2018
40 pyetjet e LSI për Teatrin, ndërpritet parlamenti deri kur të

Seanca parlamentare është ndërprerë për shkak se Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka marrë kohë t'i përgjigjet 40 pyetjeve të drejtuar nga deputeti i LSI-së, Nasip Naço. Në fjalimin që mbajti në parlament, Kumbaro nuk iu përgjigj asnjë prej pyetjeve për projektligjin dhe kjo shkaktoi debate në seancë. Pas insistimit të LSI-së, Gramoz Ruçi ndërpreu seancën dhe i dha kohë ministrave të përgatiten për t'iu përgjigjur LSI-së.

Më herët Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha sot nga foltorja e Kuvetit se Teatri Kombëtar është në gjendje emergjente dhe mund t'i zërë brenda ata që e frekuentojnë.

“Teatri është në gjendje emergjence, fakti që rri në këmbë, është shfrytëzuar për shfaqje, por është argumenti më mjeran duke pritur ditën që mund të na zërë brenda. Miu ishte bashkëjetues me artistë”,tha ministrja, duke mbrojtur projektligjin për Teatrin Komëbtar, që diskutohet sot në Kuvend.

“Sot gjejmë një mundësi për të bërë një teatër dinjitoz për vendin, kam shkuar gjithë jetën në teatër, por pak kam parë nga kolegët e kësaj salle, nuk ju kam parë jo në këto pesë vite ku unë nuk lë shfaqje pa parë. Nga inspektimet dhe ekspertizat është konstatuar se ambientet janë jashtë kushteve teknike për shfrytëzim, muri me përbërje pupuliti ka dëmtime të konsiderueshme, nga Instituti i Ndërtimit theksohet se përtej arkitekturës, strukturës që bën të pamundur çdo ndërhyrje, kushtet janë të tilla që teatri duhet të mbyllet, thuhet, riparimi i objektit përbën vështirësi, kosto të larta dhe një ndërhyrje rrënjësore në 90% të objektit, në themel, çati dhe soleta, ndërhyrja sado e madhe të jetë nuk e sjell në kushtet optimale”, shtoi.

Për Kumbaron, projektligji që diskutohet sot në Kuvend, “është një investim dinjitoz si e meriton e shkuara, historia dhe e ardhmja”.

“Nuk e kemi deri në buxhet vitin 2020, në këto kushte ne nuk e kemi ulur aktivitetin, por jemi të motivuar që çdo rrugë e kemi ndjekur dhe shqyrtuar për të rindërtuar një teatër të ri, por duke shfrytëzuar çdo mundësi bashkëpunimi. Amortizim i rëndë, teatri është në gjendje emergjence, fakti që rri ende në këmbë është shfrytëzuar vetëm, për shfaqe. Argumenti më mjeran duke pritur ditën që të na zërë brenda”, tha ndër të tjera Kumbaro.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI