Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Sizmiologu Ormeni tregon sa do të vazhdojnë lëkundjet e tërmetit

Lapsi.al 5 July 2018
Sizmiologu Ormeni tregon sa do të vazhdojnë lëkundjet e

Pas goditjes së fortë gati 6 ballë që u ndje në Shqipërinë e mesme të mërkurën, një seri goditjesh më të lehta kanë trembur qytetarët. Natën e kaluar padi 6 lëkundje, ndëra në mëngjes një tjetër tërmet prej 3.9 ballësh ka rikthyer panikun mes qytetarëve.

Eksperti në Institutin e Gjeoshkencave, Rrapo Ormeni tha në një intervistë për Ora Neës se deri tani janë regjistruar më shumë se 300 goditje tërmeti. Duke shpjeguar goditjet e lehta pas asaj lëkundjeje të fortë që detyroi qytetarët të dalin nga shtëpitë, Ormeni thotë se tërmetet do të vazhdojnë deri kur të çlirohet energjia e plotë.

“Ky tërmet është një tërmet mesatar dhe tërmete të tilla me magnitudë mbi 5 janë tërmete që shoqërohen me pasgoditje, kjo sepse në goditjen kryesore nuk çlirohet e gjithë energjia e akumuluar dhe do të kërkohet të çlirohet derisa të vendoset gjendja e ekuilibirt. Çlirimi i saj kryhet nëpërmjet tërmeteve të tjera më të vegjël. Dhe kështu ka ndodhur me rastin konkret të këtij tërmeti që deri tani janë regjistruar 350 goditje nga të cilat dy prej tyre janë me magnitudë më të mëdha se 4, njëra 4.2 dhe tjetra 4.3" tha Ormeni.

Sot në mëngjes është regjistruar edhe një goditje me magnitudë 3.9. Duke u nisur nga pasgoditjet, magnituda themi se kjo ka qenë goditja kryesore dhe këto janë pas goditje që vijnë duke u zvogëluar.

Është e pamundur të parashikohet tërmeti, thotë ai, por nisur nga tipologjia e këtij tërmeti, ky është tërmeti kryesor dhe këto janë pasgoditje që duke gjykuar në këtë drejtim nuk ka tërmete të tjera.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI