Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Qershori 2018, 1300 biznese kalojnë në status pasiv, dyfish më shumë se 6 muaj të një viti më parë

Lapsi.al 5 July 2018
Qershori 2018, 1300 biznese kalojnë në status pasiv, dyfish më

Qershori 2018 nuk ka qenë një muaj i mirë për bizneset. Sipas listës së subjekteve pasive të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë muajit qershor kanë kaluar ne statusin pasiv 1301 biznese.

Krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë, numri i bizneseve që kanë kaluar në pasiv është thuajse dyfishuar. Edhe pse qershori shënon fillimin e sezonit turistik dhe shumë biznese që punojnë sezonalisht kalojnë në status aktiv gjatë muajve  me fluks turistik, qershori i 2018-s shënoi rekord për periudhën 2013-2018.

Numrin më të ulët të bizneseve që kanë kaluar në status pasiv gjatë qershorit për periudhën 2013-2018 është viti 2015, ku kaluan 271 biznese.

Në total gjashtë mujori i pari i vitit 2018 shënoi 7,058 biznese që kaluan në statusin pasiv, nga 4732 që ishin në gjashtë muajt e parë të vitit 2017, me një rritje prej gati 50% .

Sërish edhe në bazë krahasimore për periudhën 2013-2018, viti 2015 ka numrin më të ulët të bizneseve që kanë kaluar pasiv në gjatë gjashtë muajve të parë, ku kanë kaluar në pasiv 1631 biznese.

Gjashtë mujori i parë i vitit 2016 ka shënuar numrin më të lartë të subjekteve që kanë kaluar në statusin pasiv. Ky vit përkon edhe me pastrimin e regjistrit tatimor dhe në pasiv kaluan shumë subjekte që ishin mbyllur në fakt prej vitesh. Në muajin maj të vitit 2016 u bë i mundur kalimi automatik nga sistemi edhe i tatimpaguesve që kishin situata mosdeklarimi dhe deklarimin pa veprimtari për më shumë se 12 periudha mujore të njëpasnjëshme dhe tashmë kjo procedurë për ekzekutimin e procesit të kalimit në Pasiv nga Sistemi, funksionon çdo ditë. Tatimet përditësojnë listën me subjektet që kalojnë në status pasiv.

Ndërsa pas pastrimit të regjistrit, numri i subjekteve të mbylluara ëhstë përgjithësisht aktual.

Një subjekt transferohet nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv në rast se përmbushet, të paktën, një nga kushtet e mëposhtme:

  • nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
  • nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
  • deklaron në QKR pezullim veprimtarie tregtare për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm apo pa afat të përcaktuar/ Monitor

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI