Flash

Rregullat “e arta” si të reagoni kur bie tërmet

Lapsi.al 4 July 2018
Rregullat “e arta” si të reagoni kur bie tërmet

Shqipëria u trondit këtë mërkurë nga një tërmet i fuqishëm. Ishin të shumtë ata që nuk d`inin si të reagonin. Më poshtë janë të renditura disa këshilla për reagimin në rast tërmeti.

- Ulu menjëherë poshtë, përpara se vetë tërmeti të të rrëzojë dhe mblidhi gjunjët dhe krahët.

- Mbuloje kokën dhe qafën, edhe të gjithë trupin nëse është e mundur, duke u futur poshtë një tavoline apo poshtë ndonjë mobiljeje që nuk mund të rrëzohet mbi ty. Mbahu fort.

- Nëse afër jush nuk ka asnjë mobilje mund të uleni dhe të mbuloni kokën dhe qafën pranë një muri të brendshëm.

- Nëse ndërtesa juaj është ndërtesë e re, mos u vendosni poshtë një dere.

- Kur nisin lëkundjet gjëja më e mirë që duhet të bëni është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën.

Nëse jeni në shtrat, mos lëvizni por qëndroni aty, duke mbrojtur kokën me një jastëk. Ka më pak mundësi të lëndoheni duke qëndruar aty ku jeni. Gota të thyera nga lëkundjet mund t’ju shkaktojnë lëndime duke u përpjekur të dilnin nga dhoma.

Po nëse tërmeti bie gjatë kohës kur jemi në rrugë apo ambiente publike?

Ata që janë në udhëtim apo drejtojnë mjetin gjatë kohës kur bie termet, këshillohet qëndrimi brenda në makinë dhe në njërin krah të rrugës. Drejtuesi i mjetit duhet të shmangë qëndrimin nën ura, mbikalime, tabela të mëdha apo objekte të tjera.

Të këshilluara

Europol me oficer ndërlidhës në Shqipëri

Organizata policore europiane vendos një oficer kontakti në Shqipëri. Vendimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë të mërkurën me propozim nga ministria e Bre...

18:02

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI